Ballina Vendi Rritet çmimi i kafes ne bare dhe i ushqimit ne restorante!

Rritet çmimi i kafes ne bare dhe i ushqimit ne restorante!

1

Kafja është një nga produktet që konsumohet shumë në Shqipëri. Konsumi i saj dhe produkteve të tjera në bare, apo ngrënia e një dreke në restorant, në mars kushtonte më shtrenjtë se një vit më parë.

Sipas INSTAT, që mat ndryshimin vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ky indeks u rrit me 4.6% në mars 2022, në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo është rritja më e lartë në 14 vjet, që prej vitit 2008.

Që nga viti 2014 deri nga fundi i vitit 2020, çmimet e restoranteve e bareve qëndruan pothuajse të pandryshuara, të ndikuar edhe nga fakti që për shumë muaj ato qëndruan të mbyllura. Nga viti 2021 filloi shtrenjtimi i kafeneve ndërsa muajt e fundit edhe restorantet kanë reflektuar rritjen e çmimeve të vajit, mishit të pulës, zarzavateve etj.