Ballina Vendi Partia Socialiste do te shkarkoje 61 kryetaret e e rretheve ne kongresin...

Partia Socialiste do te shkarkoje 61 kryetaret e e rretheve ne kongresin e 9 prillit!

1

Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja.

Kërkesa e tyre për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve, arsyetohet nga PS  për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie.

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Gjithashtu degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv.

Po si do zgjidhen kryetarët e rinj të degëve dhe Sekretari Ekzekutiv?

Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar

1. Kryetari i partisë i bashkisë përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga mbledhja e zgjeruar e Asamblesë Socialiste të bashkisë dhe me miratimin e Kryesisë sipas procedurës së përcaktuar në Librin e rregullave.

2. Mandati i kryetarit të partisë të bashkisë është, si rregull, katër vjet. Ai ndërpritet para kohe kur kryetari i partisë i bashkisë:

a. Jep dorëheqjen;

b. Shkarkohet nga Kryesia e Partisë për dobësi në punë e shkelje të normave të Statutit dhe etikës;

c. Humbet besimin e anëtarësisë dhe të organizatave socialiste të bashkisë, nuk fiton në mocionin e votëbesimit të zhvilluar për të;

d. Humbet në zgjedhjet vendore ose arrin rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme politike në bashkinë përkatëse.

3. Në rastet e mësipërme, mandati ndërpritet automatikisht. Në mungesë të kryetarit të partisë të bashkisë, detyrat e tij i kryen Sekretari ekzekutiv, ose një i ngarkuar nga Kryesia e Partisë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

4. Kryetari i partisë i bashkisë është anëtar i Asamblesë Kombëtare (AK), si përfaqësues i anëtarësisë së partisë të bashkisë përkatëse.

5. Kriteret, procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit si dhe detyrat kryesore të kryetarit të partisë të bashkisë përcaktohen në Librin e Rregullave.

Ndërsa neni 27 përcakton mënyrën se si do të zgjidhet sekretariati ekzekutiv në nivel bashkie

1. Pranë çdo Asambleje Socialiste të Bashkisë ngrihet Sekretariati ekzekutiv që drejtohet nga një person i përzgjedhur nga Sekretariati ekzekutiv i Partisë, i cili do të ushtrojë funksionin e Sekretarit Ekzekutiv.

2. Sekretari Ekzekutiv i Partisë në nivel bashkie është punonjës me kohë të plotë dhe përgjigjet për administrimin e aktivitetit të përditshëm të partisë, dokumentacionin, burimet materiale dhe çdo aspekt tjetër administrativ të funksionimit të partisë në nivel bashkie. Në punën e tij ai mund të ndihmohet dhe nga staf mbështetës.

3. Për zbatimin e detyrave të tij Sekretari Ekzekutiv përgjigjet përpara Kryetarit të Partisë së Bashkisë si dhe Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë Socialiste.

4. Kriteret, procedura e përzgjedhjes, kushtet e punës, paga, mënyra e raportimit, struktura si dhe detyrat funksionale të Sekretarit ekzekutiv të partisë së bashkisë përcaktohen në Librin e Rregullave.