Ballina Vendi Partia Demokratike,thirrje deputetëve të Injorojne Alibeajn:Nuk ka mandat për çështjen...

Partia Demokratike,thirrje deputetëve të Injorojne Alibeajn:Nuk ka mandat për çështjen e presidentit!

1

Grupi i Rithemelimit, i cili ka në dorë organizimin dhe drejtimin e Partisë Demokratike në bazë në vendimeve të Kuvendit të 11 dhejtorit, pastaj edhe të Gjykatës së Tiranës, shkalla e parë, dhe Kuvendit të 30 prillit, ka dalë me një deklaratë pë shtyp, ku saktëson se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson asgjë te demokratët, ndaj nuk mund të thërrasë mbledhje të grupit parlamentar të PD për konsultime mbi zgjedhjen e presidentit.

Floriana Garo, para mediave saktësoi dhe iu kërkoi deputetëve ta refuzojnë këtë nismë personale të Alibeajt, i cili thjesht po bën fasadën e Edi amës në këtë proces: “Lidhur me disa veprime individuale të fundit të deputetit Enkelejd Alibeaj. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron sa vijon:

1-Pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 30 Prill 2022, deputeti Enkelejd Ailbeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar.

Me gjithë këtë, ai vazhdon të përfshihet në farsën e turpshme të Edi Ramës të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me opozitë të emëruar prej tij. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe cilido që merr pjesë në farsën elektorale të Edi Ramës, përfaqëson thjesht veten dhe problemet e tij dhe kurrë opozitën shqiptare.

Deputeti Alibeaj, po përpiqet që të zgjedhë nën-dorë presidentin e Edi Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij. Kjo përbën tradhëti ndaj qindra mijëra zgjedhësve shqiptarë të cilëve, Edi Rama bashke me patronazhistët, paratë e drogës dhe krimit, bandat e lidhura me qeverinë dhe duke përdorur të gjithë narkoshtetin, u rrëmbeu votën.

Për rrjedhojë, Edi Rama nuk ka vota të ligjshme për të zgjedhur një president legjitim me votat e tij.

Rikujtojmë këtu, se me urdhër të Edi Ramës dhe në pazare me këtë të fundit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për herë të parë në historinë e Parlamentit Shqiptar, shuan pa u mbledhur, Komisionin Hetimor parlamentar të votuar në tetor 2021 për zbardhjen e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Qëndrimi i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit është i qartë.

Partia Demokratike angazhohet në këtë proces vetëm në rastin që pseudo-mazhoranca vendos të pranojë për President Republike kandidatin e opozitës së vërtetë, e jo opozitës së emëruar, i cili duhet të jetë një emër konsensual i forcave politike opozitare.

2- Thirrja nga ana e deputetit Alibeaj, me porosi të Ramës, e mbledhjes së Grupit Parlamentar, është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët dhe një akt i paligjshëm. Alibeaj, si deputet i thjeshtë, nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.

Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojërave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike.

3-Thirrja e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëhet vetëm nga Kryesia e Grupit Parlamentar që përbëhet nga anëtarët e saj dhe nënkryetarët e grupit parlamentar.

4-Kryesia e grupit përcakton edhe rendin e ditës të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5- Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD pas shkarkimit të zotit Alibeaj nga Kuvendi i datës 30 prill 2022 deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, do të kryesohet nga nënkryetarët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon si mafioze tipike dhe fyese, për shqiptarët dhe institucionin e nderuar të Presidentit të vendit, praktikën antikushtetuese që Edi Rama me opozitën e tij të emëruar po ndjekin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.”