Ballina Lajme Politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Roskovec, ka denoncuar publikisht kryetaren aktuale të...

Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Roskovec, ka denoncuar publikisht kryetaren aktuale të bashkisë Majlinda Bufi për shkelje në tendera.

1

 

Kryetari i PD i degës së Roskovecit Emels Xhaxhaj, ka dalë në një tjetër deklaratë për shtyp ku ka denoncuar shkeljet e kryera nga kryebashkiakia e këtij qyteti, Majlinda Bufi. Abuzimi është kryer në tenderin me objekt “Rikualifikimin e rrugës së shkollës dhe ndërtimit të parkut” ku sipas tyre janë skualifikuar ofertat më të ulëta dhe është shpallur fitues oferta më e lartë. Kryetari i PD i degës së Roskovecit Emels Xhaxhaj është shprehur sikurse edhe në tenderat e tjerë që kjo Bashki ka zhvilluar, si gjithmonë ofertat më të ulta skualifikohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave dhe gjithmonë çuditërisht fitojnë ofertat që janë afër vlerës së fondit limit, apo siç quhen ndryshe në gjuhën popullore “oferta në kokë”.

Një rast i tillë është edhe tenderi i mësipërm, ku në datë 30.03.2021 është lidhur kontrata me operatorin ekonomik të shpallur fitues nga komisioni i vlerësimit të ofertave, të cilët mund të quhen komisioni i hajdutërisë lidhur me vlerësimin e ofertave. Sipas tij ky abuzim, që të skualifikosh të gjithë oferta më të ulta dhe të shpallësh fitues ofertën më të lartë, nuk mund të bëhet dot pa marrë më parë edhe garancinë nga titullari i Autoritetit Kontraktor, pra nga Znj. Majlinda Bufi. Pra, të nderuar taksa pagues, PD dega e Roskovec përmes z. Xhahaj ka akuzuar se Bashkia Roskovec e drejtuar nga Znj, Majlinda Bufi, nuk zhvillon prokurime të hapura, por të mbyllura me qëllim që abuzimi më fondet publike të jetë sa më i madh, kuptohet kjo për qëllime personale të saj, sepse këto para u duhen edhe për blerë votat.

Dega e Partisë Demokratike Roskovec, kërkon publikisht nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithme, marrjen e provave (të dy Buletinet e Njoftimeve Publike të mësipërme) dhe të sekuestrojë dosjen e procedurës së mësipërme të prokurimit, si dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të Kryetares së Bashkisë Roskovec, Znj. Majlinda Bufi, konkretisht në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor Bashkia Roskovec. Duke ripërsëritur se “asgjë nuk do të harrohet”, ku dënimi penal i parashikuar në ligj është i rëndë, si për veprim, ashtu edhe për mos veprim, kërkojmë nga instancat ligjzbatuese fillimin e procedimit penal ndaj titullarit të autoritetit kontraktor Znj.

Majlinda Bufi, si dhe ndaj çdo personi të paidentifikuar nga ana jonë, që kanë marrë pjesë në procedurën e miratimit dhe hartimit të kritereve për kualifikim me pasojë shmangien dhe uljen e konkurencës, përllogaritjes së vlerës së fondit limit me pasojë tejfryrjen dhe shtimin e vlerës së fondit limit, si dhe ndaj të gjithë anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave me pasojë skualifikimin e ofertave më të ulta dhe kualifikimin e ofertës më të lartë të ofertuar, si dhe me pasoja mos përdorimin me efektivitet të fondeve publike dhe shkelje të barazisë ne tendera,” thuhet në deklaratë për shtyp të përcjellë përmes kryetarit të PD të degës së Roskovecit Emels Xhaxhaj.