Ballina Vendi Parku Arkeologjik Bylis,destinacioni i duhur për turizmin historik dhe atë arkeologjik!

Parku Arkeologjik Bylis,destinacioni i duhur për turizmin historik dhe atë arkeologjik!

1

Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në fshatin Hekal të Mallakastrës dhe shtrihet në majën e një kodre me pamje të gjerë mbi lumin Vjosë, Detin Adriatik dhe Fushën e Myzeqesë. 𝗕𝘆𝗹𝗶𝘀𝗶 ka qënë një nga ngulimet ilire i Ballaiteve. Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit, pra 10 shekuj jetë.Bylisi i vjetër ishte i ndarë në tre zona, dhe u ndërtua në bazë të planit arkitektonik të Hipodamnit. Nga ai shkëlqim i së shkuarës, spikasin rrënojat e teatrit 7500 vendësh, të cilat të mundësojnë një udhëtim të bukur në historinë dhe arkitekturën e qytetit. Teatri përbëhej nga 40 shkallare, dhe sot mund të shikohen ende disa ndenjëse prej guri, muret mbajtëse të teatrit apo bazamenti i orkestrës. Teatri është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të periudhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve. Edhe nga stadiumi i Bylisit mund të vërejmë 19 shkallë prej guri, që e bëjnë pas Amantias stadiumin e dytë më të mirëmbajtur nga antikiteti në Shqipëri. Krahas objekteve të rëndësishme publike, qyteti kishte punishtet e veta të poçarisë, ndërtimit, skulpturës, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes së monedhave të veta