Ballina Lajme Parkimi nëntokësor në qendrën e rikonceptuar të Fierit është një vlerë e...

Parkimi nëntokësor në qendrën e rikonceptuar të Fierit është një vlerë e shtuar dhe një zgjidhje afatgjatë e problemit të trafikut në këtë qytet.

1

Parkimi në bashkinë e Fierit për shumë kohë ka qenë një problem që kërkonte zgjidhje. Ndërkohë që drejtuesve të automjeteve iu duhej të përballeshin me tarifa të larta nëse parkonin në anët e rrugëve, pasi ky shërbim menaxhohej nga nj palë e dytë që ndëshkonte qytetarët deri në largim me karrotrec nga vend ku ishin parkuar, bllokuar makinat dhe me gjoba në shifra të larta.

Shqetësimet e shumta kanë sjellë në vëmendjen punën e bashkisë së Fierit që në kuadër të ravijëzimit të pamjes së qytetit të shikohej mundësia e një parkimi nëntokësor. Në 2015 këshilli bashkiak shpëton qytetarët nga ndëshkimet e firmës që kishte marrë përmes një kontrate këtë shërbim në bashkinë Fieri.

Parkimi nëntokësor i cili ndodhet nën sheshin qendror të qytetit të Fierit ka nisur funksionimin e tij prej disa muajsh. 110 janë vendet në dispozicion për parkimin e automjeteve, ndërsa e gjithë hapësira është e monitoruar me kamera.

Një parkim në qendër të qytetit ishte kthyer në domosdoshmëri, kjo jo vetëm për shkak të kaosit të krijuar në qendër aty ku dhe shumica e qytetarëve marrin shërbimet në disa institucione, por edhe pas shtimit të numrit të automjeteve në qarkullim

Sot pas vënies në përdorim të tij parkimi nëntokësor në qendrën e rikonceptuar të Fierit është një vlerë e shtuar dhe një zgjidhje afatgjatë e problemit të trafikut në këtë qytet./Tv Kombi/