Ballina Lajme Parashikimi i motit:Java nis me rritje temperaturash

Parashikimi i motit:Java nis me rritje temperaturash

1

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme në Shqipëri duke krijuar mundësi për momente me pika shiu pjesërisht në zonat Juglindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.