Ballina Bota Papa Françesku: Mos e përdorni grurin, ushqimin bazë si armë lufte

    Papa Françesku: Mos e përdorni grurin, ushqimin bazë si armë lufte

    1

    Në fund të meshës së zakonshme të mërkurën, Papa Françesku bëri thirrje për një krizë të re, të madhe ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.

    “Ju lutemi mos e përdorni grurin, ushqimin bazë, si armë lufte”, tha ai.

    “Është një shqetësim i madh që eksportet e grurit nga Ukraina, nga të cilat varen jetët e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet më të varfra të botës, janë bllokuar”, tha Ati i Shenjtë.

    “Unë bëj thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemin dhe për të garantuar të drejtat universale të njeriut në ushqim”, shtoi Papa Françesku