Ballina Bota Panik në Indi, leopardi del në qytet, plagosen 15 qytetarë, midis...

    Panik në Indi, leopardi del në qytet, plagosen 15 qytetarë, midis tyre fëmijë

    1

    Një leopard ka plagosur të paktën 15 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në disa sulme në një qytet në Indi.

    Roja e pyllit, ka thënë për “Times of India” se macja e egër ka qenë e uritur dhe ndaj ka dalë për ushqim në qytetin Jorhat në shtetin e Assam. Kafsha endej rrugëve të Jorhatit, ku afër qytetit është një pyll.

    Në një video që po bën xhiron e botës, shihet leopardi  duke kërcyer mbi një gardh dhe më pas mbi një makinë duke plagosur 15 persona të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

    Shefi i “Wildlife Trust of India”, Rathin Barman ka deklaruar për mediat vendase se kafsha është kapur dhe qytetarët janë më të sigurt. Barman dyshon se sjellja agresive e maces së egër vjen për shkak të lëndimeve që ka pasur në njërën këmbë.

    Me shpyllëzimin e qytetit, qytetarët janë duke u përballur me sulme nga grabitqarët, ku shpesh herë janë vrarë kafshët shtëpiake.

    (BalkanWeb)