Kanë ndodhur disa sulme të rënda ndaj gazetarëve makinave të të mediave të ndryshme shqiptare në veri të Kosovës. Kanë qenë protestuesit serbë që kanë sulmuar me maska gazetarët gjatë raportimeve të tyre.
Makina e Syri Vizion nga Gjakova është goditur nga një plumb. Makina është qëlluar në pjesën e pasme të saj, por plumbi ka depërtuar deri brenda saj.
Nga sulmi me armë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Më herët janë dhunuar makinat e disa televizioneve dhe gazetarë të ndryshëm. Gazetarë të shumtë kanë mbetur sot të ngujuar në objektin e Komunës së Zveçanit. Ata kanë arritur të largohen nga Zveçani vetëm pas 3 orëve.