Ballina Vendi Pamjet e frikshme pranë TEG-ut, makina shpërtheu në flakë duke vrarë të...

Pamjet e frikshme pranë TEG-ut, makina shpërtheu në flakë duke vrarë të riun. Atentati u krye me bombë të telekomanduar

1

Një krim i tmerrshëm ai që ka ndodhur pak minuta më parë, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, ku një djalë i ri u vra ndërsa po ecte me mjetin e tij që shpërtheu nga lëndë eksplozive që i ishte vendosur.

Noa.al raporton se automjeti tip “Wolksvagen”, me targa A… 077 PO, që drejtohej nga shtetasi Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Berati, ka shpërthyer në flakë nga vendosja më parë e një sasie lënde eksplozive, sipas hetimeve të para, e komanduar në distancë. Bomba është aktivizuar gjatë lëvizjes së mjetit që drejtohej nga Sadikaj.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka ndërruar jetë nga plagët fatale.

Në foto shikoni pamjet e frikshme të makinës nën flakë.

Makina që po digjet pranë TEG

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /noa.al