Ballina Bota Pamje të rënda/ Miu ‘bën për spital’ të moshuarën, i ha fytyrën...

    Pamje të rënda/ Miu ‘bën për spital’ të moshuarën, i ha fytyrën teksa flinte

    1

    Një grua e moshuar me aftësi të kufizuara u dërgua me urgjencë për në spital pasi një mi e sulmoi me egërsi  në fytyrën e saj ndërsa ajo flinte.

    Ngjarja ka ndodhur në Brimingham, Angli, në shtëpinë ku e moshuara jetonte me bashkëshortin e saj.

    Diana Kirk mbeti me lëndime tronditëse në fytyrë,  pasi u zgjua e mbuluar në  gjakun e saj në orën 5:45 të mëngjesit. 76-vjeçarja nuk është në gjendje të lëvizë pasi ka dëmtime në tru dhe për të kujdeset bashkëshorti i saj John Kirk, 85 vjeç, së bashku me një ekip kujdesi.

    Ai dhe gruaja e tij flini në krevate të stilit marinar, ku 76-vjeçarja ishte në katin e poshtëm, dhe i moshuari në atë të sipërm. Ai tregoi se u zgjua kur dëgjoi për herë të parë një mi duke e ‘gërvishtur’ derën e dhomës, ndërsa shtoi se nuk mund ta shihte mirë duke pasur parasysh se sa errësirë ​​ishte, por ishte e qartë se ishte një një brejtës i madh.

    Më pas, rreth orës 1:30 të mëngjesit, ai e dëgjoi  përsëri zhurmën , para se të binte në gjumë dhe të zgjohej normalisht pak para orës 6 të mëngjesit.

    Kur zbriti në katin e poshtëm dhe kontrolloi gruan e tij e pa atë të mbuluar me gjak dhe shenja të vogla kafshimesh në fytyrën e saj. Ai ka thirrur menjëherë ambulancën, e cila i dha ndihmën e parë gruas, ndërsa e transportuan për në spital.