Ballina Vendi Pamje nga aksidenti tragjik në Levan-Tepelenë, ku humbën jetën dy persona...

Pamje nga aksidenti tragjik në Levan-Tepelenë, ku humbën jetën dy persona e u plagosën 4 të tjerë

2

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Nga ky aksident humbën jetën 2 persona e u plagosën 4 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Buzëmadh ku u përplasën mes tyre automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar pasi mjetet janë përplasur kokë më kokë.

Të lënduarit u dërguan në spital e po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.