Ballina Bota Pamje Dramatike/Babai bie mbi arkivolin e vajzes se porsalindur dhe gruas se...

    Pamje Dramatike/Babai bie mbi arkivolin e vajzes se porsalindur dhe gruas se tij..Raketa ruse i shuan familjen!

    1

     Ngjarje sa trishtuese, aq edhe dramatike vijnë nga Ukraina.

    Bombardimet nuk kursejnë as jetën e fëmijëve.

    Një baba i ri ukrainas, Yuri Glodan, është shkatërruar ndërsa u detyrua që të varrosë në të njëjtin ditë vajzën e tij vetëm 3-muajshe, bashkëshorten dhe vjehrrën.

    Momentet e fotografuara gjatë ceremonisë mortore janë rrëqethëse, ndërsa ai shihet duke qarë me dënesë mbi arkivolin e vogëlushes së tij.

    Duke shtrënguar një nga lodrat e saj të preferuara, Yuri kishte vazhdimisht një pyetje që i rrinte në mendje: Përse kjo duhej t’i ndodhte familjes së tij të vogël? Vajzës së tij syshkruar vetëm 3-muajshe?!

    Shuarja e tre brezave erdhi si pasojë e goditjes së apartamentit ku ato jetonin nga dy raketa ruse. Nga ky shpërthim humbën jetën edhe 8 persona të tjerë.