Ballina Lajme Pakoja e madhe/Rama: Sa shpërblim do të marrin punonjësit e administratës

Pakoja e madhe/Rama: Sa shpërblim do të marrin punonjësit e administratës

1

Punonjësit e administratës me pagë nën 60 mijë lekë, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 Lekësh të reja. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”.

Kreu i qeverisë shkruan se do të përfitojnë nga bonhusi që do të ndahet në ditët e para të Janarit 12.280 punonjës të administrates.

‘MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”-shkruan Rama.