Ballina Lajme Politike Pakënaqësitë e banorëve të fshatrave të Roskovecit vënë në pikëpyetjen votën e...

Pakënaqësitë e banorëve të fshatrave të Roskovecit vënë në pikëpyetjen votën e tyre për kandidaten, kryetaren aktuale të bashkisë, Majlinda Bufi.

1

 

Në mënyrë intensive kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Erdit Hazizaj në takimet elektorale po përcjell dhe nxjerrë në pah shqetësimet e banorëve të bashkisë së Roskovecit për mungesë të investimeve dhe kujdesit të pushtetit vendor të drejtuar nga kryetarja Majlinda Bufi. Me fakte konkrete kandidati Hazizaj po sjellë në vëmendje se realiteti në këtë bashki nuk është ai i qendrës së Roskovecit i quajtur si Verona e Italisë, por gjendja është akoma më rënduar, taksa shikon fshatra të tërë që vuajnë ende dhe sot kësaj dite një infrastrukturë të shkatërruar dhe jo të denjë për jetën e tyre, për mungesë të kanalizimeve të ujërave të zeza, me mungesë të transportit publik e aq më shumë me mungesë të ndriçimit të rrugëve të lagjeve.

Janë një mori problematikash që Hazizaj çdo ditë e më shumë po sjellë nga qytetarët duke kërkuar kështu vëmendjen e pushtetit të ri vendor në dobi të komunitetit i cili nuk mund të manipulohet më me ngjyra dhe me takime në të cilat mungon vërtetë sinqeriteti dhe llogaridhënia, por vazhdohet me premtime të zakonshme si të çdo fushate. Në këto bashkëbisedime me kandidatin e koalicionit Bashkë fitojmë Erdit Hazizaj banorët ngrenë shqetësimin që prej vitesh janë lënë në harresë kryebashkiakja Majlinda Bufi duke vënë në pikëpyetje votën e tyre për këtë kandidaturë në zgjedhjet e 14 Majit.