Ballina Lajme Pak javë nga zgjedhja e kreut të ri, Ambasadorja Yuri Kim mbërrin...

Pak javë nga zgjedhja e kreut të ri, Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në SPAK

1

Pak javë pas zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbërritur këtë të enjte (5 janar) në ambientet e SPAK.

Altin Dumani u zgjodh më 16 dhjetor si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, me 5 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dumani ka një mandat 3-vjeçar në krye të SPAK pa të drejtë rizgjedhje dhe zëvendësoi në këtë detyrë Arbën Krajën. Kujtojmë se ambasadorja Kim ka qenë e pranishme në KLP, gjatë dëgjesave të kandidatëve për drejtimin e SPAK.

Pas zgjedhjes së Dumanit në krye të SPAK, Ambasada e SHBA vuri theksin te rëndësia e reformës në drejtësi, teksa shtoi se plotësimi i këtij kushti nuk është i rëndësishëm vetëm për anëtarësimin në BE, por është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar.

/rtsh.al/