Ballina Bota Pa ngrohje dhe energji elektrike, miliona qytetarë të Kievit pritet të përballen...

    Pa ngrohje dhe energji elektrike, miliona qytetarë të Kievit pritet të përballen me një stuhi dëbore

    1

    Kievi pritet që të goditet nga një stuhi dëbore të dielën, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero si ditën ashtu edhe natën. Në këto ditë të ftohta dimri, miliona njerëz që jetojnë në kryeqytetin e Ukrainës vijojnë të jenë pa energji elektrike dhe ngrohje.

    Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, operatori i rrjetit Ukrenergo tha të shtunën se prodhuesit e energjisë elektrike ishin në gjendje të mbulonin vetëm tre të katërtat e nevojave të konsumit, duke bërë të nevojshme kufizime dhe ndërprerje në të gjithë vendin.

    Presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se kufizime të energjisë elektrike ka në 14 nga 27 rajonet e Ukrainës dhe në Kiev, për “më shumë se 100,000” abonentë në secilin prej rajoneve.