Ballina Bota Pa veshje zyrtare, me sportiv se kurre , Putin shfaqet në publik...

Pa veshje zyrtare, me sportiv se kurre , Putin shfaqet në publik dhe flet në stadiumin e mbushur me rusë në “Festën e Krimesë”VIDEO

1

Në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur sot pas shumë kohësh në publik dhe ka folur me dhjetëra mijëra rusë të cilët janë dyndur brenda stadiumit Luzhiniki, në një aktivitet që feston tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.Me një xhup treçereksh, pa kostumin zyrtar dhe qëndrimin në tryezën simbolike të Kremlinit, Putin ka folur para rusëve duke ‘mohuar’ pushtimin e Ukrainës

Stadiumi është i mbushur me flamuj rusë dhe shkronjën “Z”, e cila ka ardhur për të simbolizuar pushtimin. Putin përshëndet “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë, duke pretenduar se objektivi i tij është të shpëtojë vendasit “nga vuajtja nga gjenocidi”.

Për brohoritje, ai i thotë turmës: “Rusia përpara!”

Në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur sot pas shumë kohësh në publik dhe ka folur me dhjetëra mijëra rusë të cilët janë dyndur brenda stadiumit Luzhiniki, në një aktivitet që feston tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Me një xhup treçereksh, pa kostumin zyrtar dhe qëndrimin në tryezën simbolike të Kremlinit, Putin ka folur para rusëve duke ‘mohuar’ pushtimin e Ukrainës