Ballina Vendi Organet hetuese ne Fier kerkojne sekuestrimin e pasurise, per Arben Gropen!

Organet hetuese ne Fier kerkojne sekuestrimin e pasurise, per Arben Gropen!

1

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Vangjel Zijaj (Arben Gropa), pas vendimit që mori gjykata më 10 mars për dënimin e tij. Prokuroria thotë se Gropa ka ndërtuar një pallat 6-katësh që nuk e justifikon me pasuri të ligjshme. Vlera e pallatit është 800 mijë euro dhe apartamentet i janë shitur të tretëve. Ndaj prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive të tjera me vlerë ekuivalente. Organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu sekuestrimin e automjetit të Gropës si dhe një prone 147 m² në pronësi të Romerto Gropa, i dënuar bashkë me Vangjel Zijaj (Arben Gropa).

Gjykata e Apelit në Romë dënoi  ​​Vangjel Zijajn,(Arben Gropa) në janar 2004 me 29 vite burg me akuzë për trafikim të narkotikëve. Pronari tavernës “Pelikani” në Fier u arrestua në shkurt 2014, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane. Megjithatë, pas arrestimit të tij, gjykata e apelit në Vlorë e ndryshoi padinë e tij në arrest shtëpiak. Deri në kohën kur kërkesa për ekstradimin u miratua disa muaj më vonë, ai nuk gjendej askund. Kur oficeri i Prokurorisëe së Fierit shkoi në banesë për ta verifikuar praninë e tij, ai ka lajmëruar se ky shtetas ishte arratisur dhe menjëherë është bërë shpallja në kërkim e tij, për t’u vendosur sërish në praga dhe ekstraduar drejt Italisë, ku dhe po vuan dënimin.