tvkombi
tvkombi

Orban: Nëse hiqen sanksionet kundër Rusisë, çmimi i gazit do të binte me 50 përqind

Lajme

Publikuar ne:15:26 - 22/09/2022

Sanksionet kundër Rusisë, të vendosura nga BE duhet të hiqen”, kështu është shprehur Kryeministri hungarez Viktor Orban.

Sipas tij, sanksionet e BE-së kanë çuar në një rritje të çmimeve të gazit dhe inflacionit duke shtuar se nëse ato hiqen, çmimet e gazit do të bien menjëherë me 50%, ndërsa inflacioni do të ulet.

Në faqen e tij në Facebook , Orban postoi se “Sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Evropën në një krizë energjetike”.

Më herët Orban tha se BE-ja kishte “qëlluar veten në mushkëri” me sanksione ekonomike të dizajnuara keq kundër Rusisë, të cilat nëse nuk hiqen, rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë evropiane.

Hungaria ka një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë. Orban nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër kësaj të fundit si pasojë e luftës në Ukrainë pasi sipas më shumë dëmton Europën se vetë Rusinë. Në të njëjtën kohë, ai arriti të negociojë një përjashtim për vendin e tij nga embargoja e naftës.

Hungaria është anëtare e bllokut që nga viti 2004.

Ju sugjerojmë