Ballina Lajme Politike Opozita kërkon qëndrim për Kosovën në Kuvend, Balla: Jemi në një linjë...

Opozita kërkon qëndrim për Kosovën në Kuvend, Balla: Jemi në një linjë me organizatën euroatlantike, të konsolidojmë aleancën me ndërkombëtarët

1

Përgjigjeve dhe kërkesave të opozitës që Kuvendi i Shqipërisë të falë me një qëndrim për Kosovën dhe të dënojë sulmet e Serbisë, i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Balla tha se Shqipëria ka qenë do të jetë gjithmonë pranë popullit të Kosovës por qëndron në një lidhje me organizatën euroatlantike, që ishte ajo që krijoi shtetin e pavarur të Kosovës.

Balla tha se ajo që duhet të bëjnë të gjithë është që të konsolidojmë aleancën me partnerët ndërkombëtarë.

“Shqipëria është pranë popullit të Kosovës, por mos harroni se jeni anëtarë të organizatave euroatlantike, pranë asaj organizate që bombardoi Serbinë dhe falë asaj organizate kemi sot Kosova është shtet të lirë dhe të pavarur. Shqipëria doni apo nuk doni ju antiamerikanët duhet të jetë në të njëjtën linjë me organizatën euroatlantike, këtu shtreson gjithë ai zell i madh me propozimet tuaj. Populli i Kosovës ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e ka, pro të mos e harrojmë që lirinë e arritëm me SHBA dhe BE dhe Britaninë e Madhe dhe duhet ta konsolidojmë këtë aleancë historike”, tha Balla.

Në Kuvend deputetët e opozitës kanë kërkuar që të diskutohet për situatën në Kosovë dhe Kuvendi të dalë më një qëndrim të unifikuar për të dënuar sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës dhe KFOR-it.