Ballina Lajme Operacion antikanabis në Lezhë, asgjësohen 600 fidanë në Kaluer dhe Gërnac

Operacion antikanabis në Lezhë, asgjësohen 600 fidanë në Kaluer dhe Gërnac

0

Në Lezhë është vazhdon operacioni antikanabis, ku këtë herë janë asgjësuar 600 fidanë në fshatrat Kaluer dhe Gërnac .

Forcat policore të pajisura me dronë për kontrolle nga ajri si dhe kontrolle në terren, gjatë fazës së dhjetë të tij, në territorin e fshatit Kaluer, Lezhë, u gjetën të kultivuara në tokë të ndara në parcela 300 bimë narkotike kanabis.

Edhe në fshatin Gërnac, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë në zonë të pyllëzuar, 300 bimë të tjera narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Sipas policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 9 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan me anë të djegies në total 14.779 bimë narkotikë dhe u vunë në pranga 3 shtetas si dhe u shpall 1 tjetër në kërkim, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.