Ballina Bota Oksigjeni po mbaron. Edhe 6 orë kohë për të gjetur nëndetësen Titan

    Oksigjeni po mbaron. Edhe 6 orë kohë për të gjetur nëndetësen Titan

    2

    Furnizimi me Oksigjen është drejt fundit. Një operacion masiv kërkimi vijon ende në një zonë dy herë më të madhe se Konektikati. Ekuipazhi i një nëndetëseje eksplorimi të mbetjeve të Titanikut ka humbur mes oqeanit. Orët po numërohen mprasht. Pas 6 orësh në nëndetëse s’do të ketë më Oksigjen.

    Orët e fundit një sistem shpëtimi i marinës amerikane i aftë për të tërhequr objekte ose anije nga fundi i oqeanit ka arritur në St. John’s, Newfoundland, por nuk është nisur ende për në Atlantikun e Veriut.

    Roja Bregdetare i SHBA tha se nuk e ka identifikuar burimin e zhurmave të goditjeve që u kapën nga hidrolokatori të martën dhe të mërkurën gjatë kontrollit.

    Nëndetësja mban pesë persona – një aventurier britanik, një zhytës francez, baba e bir pakistanezë dhe themeluesin e OceanGate Expeditions, kompanisë që drejtoi turneun në rrënojat e Titanikut.