Ballina Bota OKB, thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë

    OKB, thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë

    1

    Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe ndikimit të saj të tmerrshëm tek civilët, shkruan The Guardian.

    Bachelet foli për gjashtë muajt që kur lideri rus urdhëroi futjen e trupave të tij në Ukrainë gjatë një fjalimi që shënonte fundin e mandatit të saj si komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut.

    “Gjashtë muajt e fundit kanë qenë “muaj të tmerrshëm për popullin e Ukrainës, 6.8 milionë prej të cilëve u është dashur të largohen nga vendi i tyre”, tha ajo. Miliona të tjerë ishin zhvendosur brenda vendit”, shtoi ajo.