Ballina Vendi Numërimi i 227 fletëve të votimit për Kryesinë e PD. Ja rezultati...

Numërimi i 227 fletëve të votimit për Kryesinë e PD. Ja rezultati i plotë për 47 kandidatët

1
Whatsapp Image 2022 05 28 At 1.43.12 Pm

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në selinë e PD, ku gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar u votua për anëtarët e Kryesisë.

Nga 20 anëtarë që duhet të jenë në total, 14 prej tyre janë burra që kanë arritur të sigurojnë më shumë vota vota dhe 6 janë gra.

Ndërkohë ndër më të votuar nga burrat është Belind Këlliçi me 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.

Më e votuar nga gratë ka rezultuar Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Zonjat fituese:

Fatbardha Kadiu- 148
Ina zhupa- 126
Jozefina Topalli 118
Edit Harxhi 85
Mimoza Hajdarmataj 78

Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

1. Belind Këlliçi
2. Flamur Noka
3. Oerd Bylykbashi
4. Ervin Minarolli
5. Agron Shehaj
6. Luciano Boci
7. Enno Bozdo
8. Grigerls Muçollari
9. Luan Baci
10. Keltis Kruja
11. Aldo Bumci
12. Arben Rustani
13. Genc Deromemaj
14. Ivi Kaso