Ballina Lifestyle & Showbiz Nuk u kualifikua për natën finale të Eurovision, reagon Ronela Hajati: Edhe...

Nuk u kualifikua për natën finale të Eurovision, reagon Ronela Hajati: Edhe po të kisha shkuar, do të renditesha e fundit

1

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar në Instagram pasi kënga e saj “Sekret” nuk u kualifikua për natën finale të festivalit më të madh europian, Eurovision. Me anë të një postimi në Instagram, Hajati thotë se e priste këtë rezultat ndërsa është e bindur se ka fituar dashurinë e njerëzve.

“Edhe nëse do të isha në finale, do të renditesha e fundit! E dija! Por dashuria që kam marrë është pamasë! Unë e fitova Eurovision sepse fitova publikun! Dhe publiku është gjithmonë i drejtë! Ju dua”, shkroi këngëtarja.

Këngëtarja shqiptare bëri një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi pasi këngëtarja nuk u kualifikua për në natën finale.