Ballina Kulture Nuk ka mbaruar shkollën. 94-vjeçarja lexoi 1658 libra që prej moshës 14-vjeçare

Nuk ka mbaruar shkollën. 94-vjeçarja lexoi 1658 libra që prej moshës 14-vjeçare

4

Një histori tejet interesante është rrëfyer për një grua 94-vjeçare, e cila ka mbajtur një listë të çdo libri që ka lexuar që prej moshës 14-vjeçare.

Ka qenë nipi i saj Ben Myers, Drejtor i Kolegjit Universitar Alphacrucis në Teologji dhe Letërsi, që në disa statuse në rrjetin social “Twitter”, teksa publikon dorëshkrimet e gjyshes thotë se disa prej librave që ajo ka lexuar kanë një histori nga pas.

Gjyshja ime 94-vjeçare ka mbajtur një listë të çdo libri që ka lexuar që prej moshës 14 vjeçare. Arkivi i mahnitshëm i mendjes së një personi për gati një shekull.

Disa prej këtyre librave kanë gjithashtu një histori pas tyre. Këtu është një fragment nga kujtimet e gjyshes sime, për një incident në vitin 1945 kur asaj iu dha strehim në një fermë gjermane (ajo ishte refugjate nga Jugosllavia në atë kohë)”-shkruan Myers.

Më tej ai rrëfen se gjyshja e tij nuk ka mbaruar asnjë fakultet por numri i librave që ka lexuar që prej adoleshencës është 1658, ndërsa po ashtu tregon lidhjen e saj me shkrimtarin e njohur Gëte.

Numri i përgjithshëm i librave të listuar është 1658 (gati një për dy javë gjatë 80 viteve). Jo keq për një person që nuk ka pasur kurrë mundësi të mbarojë shkollën. Në një botë tjetër ajo do të kishte studiuar filozofi në universitet.

Kam parë një sërë kërkesash për librin e preferuar të gjyshes sime. Ja një shembull: ajo ka pasur një lidhje të stuhishme dashurie me Gëten që kur e lexoi për herë të parë në 1947 (#61 në listë). Kohët e fundit ajo më tregoi për një pajtim me Gëten pas një mosmarrëveshjeje dhe ndarjeje të zgjatur” shkruan më tej Myers.

Ben Myers ka botuar gjerësisht në fushat si: teologji, letërsi dhe histori e mendimit të krishterë. Kërkimi i tij aktual fokusohet në poezinë dhe teologjinë e shekullit të 17-të, veçanërisht në veprën e John Donne, George Herbert dhe John Milton.