Ballina Vendi Non-grata nga SHBA/ Aqif Rakipi flet për herë të parë dhe ben...

Non-grata nga SHBA/ Aqif Rakipi flet për herë të parë dhe ben fajtor lulzim Bashen…

1


Ish-deputeti Aqif Rakipi ka reaguar pasi dy ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj tij  dhe Ylli Ndroqit për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Rakipi u shpreh se e keqja për sanksionet i ka ardhur nga Lulzim Basha, denoncimet dhe akuzat e të cilit kanë qenë të shumta në vitet e fundit.

“Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej,” tha Rakipi që e konsideroi një sulm politik.

I pyetur nëseështë goditje nga Basha, Rakipi u përgjigj për “5 pyetje”: As që bëhet llaf.