Ballina Vendi Nje varianti i ri i Omicron në Shqipëri? Epidemiologu: Pandemia nuk ka...

Nje varianti i ri i Omicron në Shqipëri? Epidemiologu: Pandemia nuk ka mbaruar

1

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është duke vlerësuar disa mostra për identifikimin e një nën varianti të ri Omicron, BA 2, i cili po qarkullon në disa vende të Evropës.

Në lidhje me këtë epidemiologu, Artan Simaku thotë në “Abc Live” se aktualisht të dhënat nuk sugjerojnë për futjen e nën variantit të ri në Shqipëri.

Përgjigja e analizave të mostrave del për 10 ditë, sipas Simakut.  Si rrjedhojë ai thotë se është çështje kohe që nën varianti i ri të konfirmohet edhe në vendin tonë.

Ndër të tjera Simaku theksoi edhe një herë për qytetarët se pandemia e Covid-it nuk ka mbaruar akoma.