Ballina Bota Nje tjeter aksident i frikshem i mer jeten emigrantit shqiptar/Shqiptari përplaset për...

    Nje tjeter aksident i frikshem i mer jeten emigrantit shqiptar/Shqiptari përplaset për vdekje , gruaja dhe vajza e tij 4-vjeçe shohin aksidentin e tmerrshëm

    1


    Një 49-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane raportojnë se maknia me të cilën udhëtonte Ndriçim Gjuzi, është përplasur nga një automjet tip “Opel Corsa”. Në këtë moment 49-vjeçari ka dalë për të parë dëmin që i është shkaktuar, por në atë moment është përplasur për vdekje nga një makinë tjetër .

    Ngjarja ka ndodhur në sy të gruas dhe vajzës 4-vjeçare të shqiptarit. Të plagosur nga aksidenti mbetën edhe personat që ishin brenda automjetit tip “Opel Corsa”.

    Menjëherë në vendngjarje mbërriten policia, zjarrfikësja dhe ambulanca, por ishte shumë vonë, pasi Ndriçimi kishte ndërruar jetë.