Ballina Kuriozitete Një robot do të drejtojë një orkestër për herë të parë në...

Një robot do të drejtojë një orkestër për herë të parë në Korenë e Jugut

0

Roboti android i njohur si Ever 6, u zhvillua nga Instituti i Teknologjisë Industriale në Korenë e Jugut rreth një vit më parë. I aftë për shprehje emocionale, roboti është modeluar sipas trupit të njeriut, që mund të ndryshojë me shpejtësi pozicionet. Kjo lejon që androidi të përmbushë me saktësi shpejtësinë dhe lëvizjen e kërkuar.

Ever 6 përdor sensorë dhe teknologjinë e kapjes së lëvizjes për të mësuar trajektoren e shkopit të dirigjentit .

Roboti Ever 6 do të drejtojë koncertin “Absence” në Teatrin Haeorum në Seul. Shfaqja do të mbahet nga Orkestra Kombëtare e Koresë dhe pritet të zhvillohet më 30 qershor. Ever 6 do të drejtoj së bashku me dirigjentin Choi Soo-yeol. Secili dirigjent do të performojë skena solo, të cilat do të pasohen nga një performancë bashkëpunuese.

Ndërsa Ever 6 është dirigjenti i parë robot i Koresë së Jugut, dirigjentët robotikë kanë qenë në rritje në shfaqjet orkestrale në mbarë globin. Këta robotë përfshijnë Asimo 2008 nga Honda, Yumi 2017 në Zvicër, robotin e gjeneratës së dytë të AI Alter 2 në Japoni dhe robotin e gjeneratës së tretë Alter 3 të vitit 2020.