Ballina Vendi Një rebel i lindur që tani, kjo video e princit Louis do...

Një rebel i lindur që tani, kjo video e princit Louis do t’ju bëjë të qeshni sa herë ta shihni

1

Dita e fundit e festimeve të Jubiletut Platinum të mbretëreshës Elizabeth, ishte e mbushur me një spektakël të vërtetë paradash ushtarake, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte “shfaqja” e princit Louis. Më i vogli familjes është bërë sërish viral në shtypin britanik dhe në rrjete sociale me veprimet e tij.

Katërvjeçari, fëmija i tretë i princit William dhe dukeshës Kate Middleton, duket se nuk i ka qejf protokollet e rrepta mbretërore dhe ka shprehur kundërshtinë apo mërzinë e tij me mimikat e shumta dhe gjeste që kanë provokuar pafund të qeshura. Sipas “Dailymail”, në ditën e fundit të festimeve për 70 vjetorin e mbretëreshës Elizabeth në fron, familja e Princit William, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore, ndoqën paradën madhështore në Londër. Ndonëse nëna e tij, Kate Middleton, e kishte detyruar të ulej pranë saj, ndoshta për ta mbikëqyrur, Louis nuk ndaloi së qeni i pabindur.

Në një video e cila po bën xhiron e rrjetit, duket momenti kur Kate përpiqet ta qetësojëj ai i mbyll gojën dhe nuk e le të flasë atë, apo i bën shenja me pëllëmbën e dorës mbi hundë. Për të mos mjaftuar kjo ai vazhdon dhe i nxjerr gjuhën dhe pastaj i lodhur mbështetet në supin e nënës së tij. Madje, në një moment princi çapkën e përqafoi dukeshën  dhe i dha një puthje. Princi Louis i kujtoi botës se edhe pse ai është një pjesëtar mbretëror, ai është gjithashtu një katërvjeçar që dëshiron vetëm të luajë.

https://www.instagram.com/p/CedRahDl7Bs/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again