Ballina Vendi Niveli alarmant! Mbi 1/3 e të rinjve shqiptarë janë me arsim fillor

Niveli alarmant! Mbi 1/3 e të rinjve shqiptarë janë me arsim fillor

1

Grupmosha kulminante në vend rezulton të jetë me arsim fillor, sipas të dhënave të analizuara nga INSTAT.

Të dhënat e vitit 2020, tregojnë se të rinjtë shqiptarë të moshave nga 25-39 vjeç, 41.1% e femrave janë me arsim fillor dhe 35% e meshkujve janë me nivel arsimor fillor.

Analiza indikon se 38.7% e femrave në këtë moshë janë me arsim të lartë, 20% me arsim të mesëm dhe 41% më arsim 8-vjeçar.

Përsa u përket meshkujve, 38.7% e tyre në këtë grup-moshë janë me arsim të mesëm, 26.4% janë me arsim të lartë dhe 35 % janë me arsim fillor.

INSTAT thotë se Shqipëria kishte 27,9% e të rinjve të grup -moshës 15-29 vjeç që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë në vitin 2020.

Shqipëria renditet në vend të 4-t, pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, sipas një sondazhi të Eurostat, me përqindjen më të lartë te të rinjve që as nuk punojnë dhe as nuk mësojnë dhe as nuk janë në ndonjë trajnim.

1 në 4 të rinj në vend as nuk punojnë as nuk studiojnë.