Ballina Vendi Nisin procedurat për ndertimin e nje tjeter parku fotovoltaik, në Dërmenas të...

Nisin procedurat për ndertimin e nje tjeter parku fotovoltaik, në Dërmenas të Fierit

1

Pas miratimit të një parku fotovoltaik prej 50 MW në zonën e Fierit tashmë procedurat kanë avancuar edhe për një tjetër të ngjashëm në këtë kapacitet.

Pranë institucioneve përkatëse është dorëzuar tashmë përmbledhja jo-teknike e cila shpjegon elementët e rëndësishëm të zbatimit të projektit.

Bëhet fjalë për ndërtimin e ARSOL Solar Park 1, 50 MW i cili më herët ka marrë miratim paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe miratim në parim nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Bashkia e Fierit për lidhjen në rrjet.

“Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis merr në konsideratë zonën e përzgjedhur për zhvillimin e aktivitetit, planet e propozuara për zhvillimin e zonës, Njoftimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Nr. 8275/4 Prot., datë 30.12.2021 për Miratimin Paraprak Nr. 8275/3, datë 30.12.2021, për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 50 MW, Miratimin në parim të kërkesës për lidhjen e Parkut Fotovoltaik ARSOL Solar Park 1, 50 MW me rrjetin e transmetimit në Boçovë, Bashkia Fier nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kushtet klimaterike dhe hidrologjike të zone” thuhet në dokument.

Sipërfaqja totale ku do të vendoset parku është h 62.02 ha, të cilën e ka në dispozicion për zhvillimin e këtij projekti.

Në afërsi të zonës së projektit për të cilin është kryer vlerësimi mjedisor ndodhet fshati Boçovë në distancën 1.16 km, si dhe fshati Bashkim në distancën 1.46 km, ndërsa fshatrat e tjera ndodhen në distance të largët nga projekti ku do të zhvillohet projekti i parkut fotovoltaik ARSOL Solar Park 1.

Projektet fotovoltaike në kapacitet të lartë kanë nisur të “lulëzojnë” sidomos dy vitet e fundit për shkak të situatës energjetike të krijuar globalisht, një krizë që edhe Shqipëria po e paguan me kosto të latë importesh.

Një pjesë e mirë e bizneseve po e shohin energjinë si një formë të mirë biznesi për të diversifikuar portofolet e tyre të investimit teksa biznese më të vogla kanë qenë të prirura për të investuar në autokonsum. Ndërkohë në kontratë me qeverinë aktualisht janë duke u zhvilluar edhe dy projekte nga kompania Voltalia na Karavasta dhe Spitallë pas mbajtjes së ankandeve gjatë dy viteve të mëparshëm.