Ballina Vendi Nis votimi në Këshillin Kombëtar, anëtarët do të zgjedhin në dy lista...

Nis votimi në Këshillin Kombëtar, anëtarët do të zgjedhin në dy lista 6 gra dhe 14 burra

1

Pas fjalimeve që zgjatën rreth 30 minuta, Këshilli Kombëtar i PD-së, nisi procesin e votimit për kryesinë e re.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj.

Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.

Në përfundim të votimit, numërimi i votave do të bëhet elektronik.