Ballina Lajme Nis në Portin e Durrësit zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën

Nis në Portin e Durrësit zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën

1

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga Porti i Durrësit ku ka nisur zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën.

Teksa shkruan “Shqipëri-Kosovë Jena1”, Rama shprehet se deti ynë është edhe i Kosovës për tregti.

“Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”,-shkruan Rama.

Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Dogana e Kosovës është vendosur në portin e Durrësit që nga viti 2019, por deri më tani është bërë vetëm regjistrimi i hyrjeve për mallrat që kanë pasur destinacion Republikën e Kosovës, pa pasur ndonjë ndikim në uljen e kostos apo kohës për biznese e konsumatorë.

Në mbledhjen e fundit në mes të dy Qeverive, të mbajtur në qershor të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor, i cili shënon integrimin tregtar në mes të dy ekonomive.