Ballina Bota Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB, një minutë heshtje për viktimat e...

    Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB, një minutë heshtje për viktimat e luftës

    2

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur takiimin emergjent teksa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

    Në nisje të punimeve, presidenti i Asamblesë iu kërkoi të pranishmëve të mbajnë një minutë heshtje për viktimat nga luftimet në Ukrainë.

    Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, ripërsëriti thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm.

    Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin dialogun për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.

    Në fund të Asamblesë pritet të votohet një rezolutë që dënon agresionin e Moskës në Ukrainë.