Ballina Vendi Ngritja e një sërë unazash rrugore në bashkinë e Fierit kanë ndikuar...

Ngritja e një sërë unazash rrugore në bashkinë e Fierit kanë ndikuar pozitivisht në lidhjen mes tregtarëve të produkteve dhe fermerëve fierakë.

1

Investimet dhe përmirësimi i gjendjes së rrugëve rurale kanë qenë në objektiv i punës së bashkisë së Fieri që në ndarjen e re territoriale. Ajo çfarë ishte e trashëguar dhe në drejtim ka qenë tepër problematike pasi nuk bëhej fjalë për infrastrukturë rrugore mes fshatrave, por as në arteriet kryesore të cilat lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative me qendrën e bashkisë së Fierit.

Në punën e bashkisë së Fieri është synuar në radhë të parë rritja e cilësisë së jetës dhe shërbimeve për komunitetit, por edhe për përmbushjen e një qëllimi madhor atë të rritjes në një kohë sa më shkurtër lidhjes mes tregtarëve të produkteve dhe fermerëve prodhues. Në përballje me këtë situatë tregtarët e produkteve bujqësore kishin humbur kontaktet me fermerët.

Problematika në këto akse kryesore rrugore frenonte tregtarët për të shkuar në fermat bujqësore dhe për të mbledhur këto produkte. Në sajë të investimeve që janë kryer qoftë me mbështetjen e qeverisë shqiptare, apo dhe të ardhurave lokale është arritur krijimi i një sërë unazash bujqësore duke filluar nga ato që janë në kufi me Lushnjën e Divjakën, me bashkinë e Patosit dhe Roskovecit i shërbejnë më së miri këtij qëllimi.

Sot akset rrugore të Frakullës, Levanit, Portëzës, Libofshës etj janë shndërruar në artetrie të qarkullimit normal mes tregtarëve dhe fermerëve duke rritur shkallën e bashkëpunimit dhe rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin ekonomik të bujqësisë dhe blegtorisë fierake./Tv Kombi/