Ballina Bota Ngjarje tragjike ne Itali/Dy të rinj ekzekutohen me armë zjarri, dyshohet për...

    Ngjarje tragjike ne Itali/Dy të rinj ekzekutohen me armë zjarri, dyshohet për ‘larje hesapesh’

    1

    Dy të rinj të moshës 21 dhe 22 vjeç janë vrarë në komunën e Acerrës, në Itali.

    Dy viktimat janë Pasquale Di Balsamo, 22 vjeç dhe Vincenzo Tortora, 21 vjeç, të dy nga Acerra.

    Sipas medieve italiane, dy viktimat janë emra të njohur për policinë me precedentë të mëparshëm penalë.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, dhe rreth orës 01:30, Tortora u dërgua në klinikën Villa dei Fiori i plagosur nga të shtëna me armë zjarri. Njëri prej plumbave e kishte kapur në kokë.

    Pas rreth një çerek ore, ambulanca transportoi edhe Di Balsamon i cili kishte marrë 3 plumba. Të dy nuk mundën t’i mbijetonin plagëve dhe vdiqën në spital.

    Karabinierët e njësisë hetimore Castello di Cisterna po hetojnë ngjarjen.

    Vrasja e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh në Camorra, por për momentin nuk përjashtohen hipoteza të tjera