Ballina Bota Ngjarje Horror në Turqi/Babai ther 2 fëmijët, plagos dhe bashkëshorten

    Ngjarje Horror në Turqi/Babai ther 2 fëmijët, plagos dhe bashkëshorten

    1

    Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Antalia të Turqisë.

    Një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten.

    Sipas medieve turke ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit (me orën lokale), kur autori, i cili kishte shkuar në Turqi me familjen pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka pasur një debat të ashpër me bashkëshorten, të cilën e sulmoi me thikë.

    Më pas autori i preu fytin dy fëmijëve të tij, të bijën gjashtë vjeçare dhe djalin katër vjeç. 38-vjeçari, i cili ishte pedagog i Ekonomisë në një universitet në Kharkov, u arrestua, ai akuzohet për vrasje me paramendim.