Ballina Vendi Ngjarje e rëndë/ Babai harron foshnjën 14-muajshe në makinë, fëmija ndërron jetë,...

Ngjarje e rëndë/ Babai harron foshnjën 14-muajshe në makinë, fëmija ndërron jetë, dyshohet se..

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, duke vdekur në makinë për shkak të nxehtësisë.

Përgjegjës për vdekjen e foshnjës ishte babai i saj, i cili e harroi fëmijën në automjetin e parkuar për orë të tëra.

Lajmi tragjik vjen nga një qytet në jug-perëndim të Francës, i cili është prekur veçanërisht shumë nga vala e të nxehtit që po prek të gjithë Evropën.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur babai kishte marrë me vete në makinë foshnjën për ta lënë në çerdhe.

Mirëpo, ai harroi se e kishte fëmijën në sediljen e pasme të makinës, ndaj nuk e dorëzoi kurrë në stacion. Më pas ai parkoi makinën nën diellin e nxehtë me fëmijën fatkeq brenda, e cila gjeti vdekjen.