Ballina Vendi Ngjarje e pazakontë ne Lushnje! Dy adoleshente dhe një invalid pësojnë...

Ngjarje e pazakontë ne Lushnje! Dy adoleshente dhe një invalid pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën, që kishin vjedhur!

1

 Ngjarje e pazakontë në Lushnje.

Dy adoleshente dhe një invalid nga Lushnja janë arrestuar nga policia pasi pësuan aksident me makinën që kishin vjedhur.

Pas identifikimit, ata janë ndjekur nga dy mjete policie, një nga Lushnja e tjetri nga Fieri. Por aventura nuk ka vazhduar gjatë. Mjeti tip Benz me targë AA 723 EU është përplasur me barrierat e hekurta duke hyrë në fshatin Kashtbardhë.

Si pasojë e përplasjes, ata kanë pësuar plagë të ndryshme në trup dhe janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ata kishin disa ditë që qarkullonin në zonat rurale të Lushnjes.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rastit në fjalë