Ballina Vendi Nga nesër në vendin tonë ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Nga nesër në vendin tonë ndalohet përdorimi i qeseve plastike

1

– Duke nisur nga nesër, 1 qershor, do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Projektligji për ndalimin e qeseve plastike u dërgua në parlament para 2 vitesh duke parashikuar për herë të parë gjoba për bizneset dhe qytetarët.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se nga data 1 qershor do të nisë një epokë e re për vendin.

Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së atdheut dhe të fëmijëve.

Më herët kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike.

Edhe ministrja e mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, thotë se nisma do të kryhet nën një monitorim të rreptë, e për shkelësit ligji parashikon edhe ndëshkime.

“Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra.Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet sepse konsiderohet i paligjshëm. Nëse kjo përsëritet do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit”. – shprehet Kumbaro.

Në Shqipëri çdo ditë prodhohen 198 ton mbetje plastike.