Ballina Vendi Nga heqja e taksës mbi naftën te rishikimi i buxhetit 2022, protestuesit...

Nga heqja e taksës mbi naftën te rishikimi i buxhetit 2022, protestuesit zbulojnë kërkesat për qeverisë, ja ultimatumi për Ramën

1

Aktivisti Adriatik Lapaj ka zbuluar kërkesat e protestuesve duke i lënë afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre.

Kërkesat fillonin që nga heqja e taksave mbi naftën, e deri te rishikimi i buxhetit 2022, në mënyrë që sipas tyre të rishikohet kriza.

Kërkesa e përgjithshme është ulja e qëndrueshme e çmimit të karburantit me vendet e rajonit. Respektimi për shtresat vulnerabël dhe shtresave në nevojë.

Kërkesat:

-Masa për barrën fiskale, për garantimin e krizës

-Pezullimi i taksës së qarkullimit dhe të karbonit

-Zerimi i përkohëshëm i TVSH për produktet e shportës dhe ulja me 10% në vijim.

3. Përcaktim i marshit të fitimit të hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

-Masa për mirëfunskionimin e tregut

-Pezullim i përkohshëm i konccesionit të markimit dhe skanimit. Hetim për operatorët e importit që ndikojnë në cmimin e naftës.

-Mbikëqyrje dhe monitorim 3 mujor nga autoriteti i konkurrencës dhe transparencë për faktorët ekonomikë që kanë zotëruar dhe zotërojnë 25% të vlerës.

-Rishikim i buxhetit të shtetit për vitin 2022, për shkurtimin e harxhimeve operative dhe të luksit të pushtetarëve.

-Krijimi i një kompanie publike që të konkurrojë me hapjen e një rafinerie në Republikën e Shqipërisë.

-Miratimi i minimumit jetik.

-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së femrerëve që duhet të jetë një nga sektorët më të financuar.
Këto janë lënë me afat deri ditën e shtunë, kërkojmë nga qeveria të bëjë një paketë të dytë që i plotëson të gjitha.

Protestuesit thanë se do të kenë pushim deri ditën e shtunë, për t’u rimbledhur sërish të shumtë në numër dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.