Ballina Lajme Politike Nga Hekali në Mallakastër është kërkuar jo vetëm mbështetja për kandidatin Qerim...

Nga Hekali në Mallakastër është kërkuar jo vetëm mbështetja për kandidatin Qerim Ismailaj, por Edhe për Partinë Socialiste.

1

 

Një ndër stacionet e takimeve elektorale të kandidatit për Bashkinë Mallakastër Qerim Ismailaj ishte bashkëbisedimime banorët e fshatit Hekal ku diskutua mbi punët që janë nisur e do të vijojnë në vazhdim. Ismailaj ka falënderuar komunitetin për mbështetjen e dhënë në këto vite, ku ka vënë theksin te fakti se falë këtij bashkëpunimi janë arritur këto ndryshime të cilat ende po vazhdojnë dhe nuk kanë asnjë lidhje me fushatën zgjedhore pasi janë planifikime të buxhetit të vitit 2023. Ndërsa i dërguari politik i PS Taulant Balla do të shprehej:

Kryetari i grupit parlamentar dhe njëherësh drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se “koha kur bashkia konsiderohej “tokë e xanun” ka marrë fund”. Balla theksoi se sfida e Partisë Socialiste nuk është me kundërshtarët politikë, pasi sipas tij “nuk kanë kundërshtarë, por sfida e PS është me punët që kjo parti ka bërë dhe ato që duhet të bëjë në të ardhmen”.

“Më 14 maj ne duhet t’i japim mundësinë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që të vazhdojmë të çojmë përpara punët e nisura. Sfida jonë është që të krahasohemi me ato që kemi bërë, ato që duhet të kishim bërë më mirë dhe ato që duhet të bëjmë në të ardhmen. Përballë ne kemi dy hije, të cilët janë bashkuar bashkë jo nga dashuria për Shqipërinë, as nga dashuria për Mallakastrën, por janë bashkuar bashkë si dy hije për hallin e madh që kanë dhe halli i tyre nuk është Shqipëria, por halli i tyre është pabesia ndaj Shqipërisë dhe gjithçka ata të dy kanë bërë në këto 32 vite.

Kur e kishin ata të dy në vitet 2015-2019 bashkinë e Mallakastrës, ata e kishin pronë private, ‘tokë e xanum’, një bashki që nuk pranonte të bashkëpunonte me qeverinë qëndrore në dobi të popullit të vet”, tha ai. Balla gjithashtu u ndal edhe tek rritja e pagave dhe mbështetja ndaj pensionistëve. Ndërkohë është kërkuar mbështetja jo vetëm për kandidatin Qerim Ismailaj, por dhe për Partinë Socialiste me qëllim që të fitohet shumica e këshillit bashkiak që të miratohen planet dhe projektet e së ardhmes

/Tv Kombi/