Ballina Lajme Politike Nga Hasturkasi i Libofshës është marrë konfirmimi për mbështetjen e Armando Subashit...

Nga Hasturkasi i Libofshës është marrë konfirmimi për mbështetjen e Armando Subashit për zgjedhjet e 14 majit, por edhe Edi Ramës për zgjedhjet e 2025-ës.

1
Nga Libofsha i deleguari i qarkut, deputeti Taulant Balla do të shprehej se Partia Socialiste po bëhet gati të fitojë një betejë tjetër që do të jetë ndër më të bukurat dhe më të rëndësishmet po të kemi parasysh që në Libofshë shkon edhe më shumë se diku tjetër. “Më në fund Saliu dhe Iliri janë bërë bashkë zyrtarisht. Sot dua t’u kërkojë votën pikë së pari për Armando Subashin i cili është një kryetar shumë i mirë.
Në tetë vite të marrjes së detyrës si kryetar i bashkisë,nisi një epokë të re të bashkisë së Fierit. Padyshim që ndryshimi më i madh ka ndodhur në qytet, po bashkia e Fierit renditet në ato bashki që ka ditur t’i shtrijë njëtrajtësisht punën dhe ndryshimin. Ne duam që me këtë mandat të ri të Armandos ne të përmbyllim një sërë punësh të tjera që nuk kemi arritur t’i bëjmë duke iu thënë të gjithëve që nëse doni punë, po doni bashki në punë, duhet t’ia besoni Armando Subashit.”u shpreh Balla.
Ai ka shigjetuar opozitën duke u shprehur se ata nuk e duan bashkinë për punë, por për të mbyllur ca punë me Amerikën dhe me atë grusht votash të qëllojnë partnerët tanë strategjik. Ai pohoi se dikur Ilir Meta merrte vota në Libofshë se thoshte do rrëzojë Sali Berishën, kurse sot Berisha është futur si diversant në poturet e Ilir Metës. Balla iu ka kërkuar votat jo vetëm për Armando Subashin, por në fletën tjetër votat për Edi Ramën dhe PS për këshillin bashkiak. Duke falenderuar për mbështetjen e dhënë ndër vite, Subashi është ndaluar në ndryshimet e ndodhura në këtë njësi.
Sipas tij kryefjala e shqetësimeve ishte rruga nga kthesa e Agimit deri në Hasturkas, një gangrenë e pa investuar nga qeveria e Saliut pasi nuk mund të imagjinohej një investim i tillë në zonën e Libofshës. Sipas tij kjo ishte një nga punët e para pas 2015 duke zgjidhur një problem shqetësues të komunitetit. Subashi ka pohuar se Investimet në infrastrukturë sjellin dy përfitime atë të përmirësimit të cilësisë së jetesës, por ndikon dhe në zhvillimin ekonomik. Sipas tij sot 95 % e fshatrave lidhen me rrugë të asfaltuara me njësitë administrative e prej andej me qendrën e bashkisë. Pas kësaj faze, shpjegoi Subashi, ka ardhur koha e investimeve në rrugët e brendshme të lagjeve të fshatrave të cilat do të investohen me fondet e buxhetit të bashkisë.
Sipas tij perspektiva mbetet zhvillimi i turizmit duke investuar rrugën nga Hasturkasi deri në bregdet.
Ai është ndalur në investimet në sistemin e vaditjes dhe kullimit, në ndriçimin publik ku me vendosjen e 15 mijë ndriçuesve në gjithë bashkinë quhet i mbyllur ky investim, apo dhe investimet në ujësjellësa. Subashi ka kërkuar mbështetjen në 14 maj, por sipas tij me rëndësi është 2025 ku duhet treguar mbështetja e madhe për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për t’i dhënë mandatin e katërt qeverisës.