Ballina Vendi Nga 1 Qershori hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qeseve...

Nga 1 Qershori hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qeseve plastike,rikthehen “trastat prej lecke! Gjoba nga 500 deri në 1.5 milionë lekë për shkelësit

1

Është botuar në Fletoren zyrtare ligji i cili ndalon prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike.

Zbatimi i këtij Ligji nis nga data 1 Qershor 2022.

Ligji parashikon që çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, të degradueshme apo të biodegradueshme gjobitet fillimisht me 500 mijë lekë gjobë.

Në rast përsëritje të shkeljes, gjoba kundrejt kundravajtësit aplikohet në masën e 1.5 milionë lekëve.

Nëse shkelja përsëritet atëherë, dënohen me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të  ndaluara.

Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike, duhet të ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022