Ballina Vendi Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Durrës Yacht & Marina”, Balluku: Një prej projekteve...

Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Durrës Yacht & Marina”, Balluku: Një prej projekteve më të mëdha ekonomike në rajon

1

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila e konsideron si një nga projektet më të mëdha ekonomike në vend.

Balluku u shpreh se ky projekt është i pari i këtij lloji, për pjesmarrjen e shtetit shqiptar si bashkëzhvillues në një partneritet publik privat që parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët, ku shteti dhe aksioneri, ka të gjithë benefitet në të ardhura dhe fitim.

“Kënaqësi të bëjmë nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes për “Durrës Yacht & Marina”. Ky është hapi vendimtar e përfundimtar i një procesi të gjatë, të cilin ne e kemi bërë transparent dhe e kemi ndarë me publikun. Kjo është kontrata përfundimtare pasi kemi kaluar të gjitha hapat e duhur, nga Aida, nga letra e interesit nga investitori deri te aprovimi nga Parlamenti dhe dekretimin e këtij ligji të posaccëm nga Presidenti.

Ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në një projekt që do të ketë një vlerë investimi rreth 2mld euro. Ky projekt do ndryshojë të gjithë pamjen e turizmit për të gjithë rajonin. Hapja e zyrave për tregtimin e njësive të banimit në Duurës dhe Tiranë dhe interesi ka qenë i madh. Po ashtu interesi ka qenë i madh dhe në kërkesat online që ka patur nga qytetar nga e gjithë bota dhe nga diaspora shqiptare të vendosur kudo në botë që duan një njësi banimi në këtë projekt të ri kaq të rëndësishëm për ballkanin.

Nuk ka qenë e lehtë të negocionim, ishte një rrugë e re, por sot kemi një grup të përgatiutur për projekte të tjera të kësaj natyre.  Ja kemi dalë më së miri dhe realizimi i projektit tregon se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Kemi patur dhe momente kur mendonim se s’do ecte projekti. Por kemi patur mirëkuptimin e investitorit.

Ky projekt i pari i këtij lloji, edhe për pjesmarrjen e shtetit shqiptar si bashkëzhvillues në një partneritet publik privat me një skemë të shkëlyqer parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët, ku shteti dhe aksioneri që është aksioner në masën 33% ka të gjithë benefitet e një aksioneri në të ardhura dhe fitim. Shteti ka përgjegjësi të ruajë asetet e tij më strategjike të cilat në Durrës janë: kanatat, baseni dhe kanali i Portit. Të gjitha këto, mbeten provë shtet, siç mbetet dhe 45% e gjithë hapësirës së portit aktual, që do pastrohet, rehabilitohet dhe do i kthehet në përdorim qytetarëve e turistëve”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se ky projekt është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur. Balluku theksoi se më 1 shkurt do të bëhet prezantimi i projektit të detajuar inxhinierik për kompanitë që janë të interesuara.

Durrësi do bëhet me dy porte, porti tregëtar i Porto-Romanos dhe porti për të cilin po flasim “Durrës Yacht & Marina”. Më 1 shkurt bëjmë prezantimin e projekti të detajuar inxhinierit për kompanitë që janë të interesuara dhe janë rreth 40 kompani të interesuara.

Durrësi do bëhet me dy porte. Ky s’do jetë porti i vetëm i shqiptarëve, por do lidhet me dy porte të thata, në Prishtinë dhe Strugë. Do jetë port me ndoikim në zhvillimin ekonomik të rajonit. Do shtrihet në 450 hektarë. Është port që është studiuar për të qenë i aksesueshëm për 3-4 dekada’, me thellësi mbi 16 metra”, tha Balluku.