Ballina Vendi Nëna ruse ther djalin 8-vjeçar, policia zbulon detajet e tmerrshme!

Nëna ruse ther djalin 8-vjeçar, policia zbulon detajet e tmerrshme!

1

Një nënë ruse ka pranuar se ka vrarë djalin e saj 8-vjeçar. Lufta në Ukrainë ka rënduar gjendjen psikologjike të saj, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka zbuluar detaje të tmerrshme se si 41-vjeçarja Natalia Hitchcock arriti deri në vrasjen e djalit të saj, Oliver.

Babai i 8-vjeçarit i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij ka qëlluar më thikë djalin dhe se ka tentuar më pas të vrasë veten.

Ka qenë vëllai i 8-vjeçarit i cili ka gjetur trupin e pajetë në dyshemenë e apartamentin, ku mbi të ishte vendosur edhe një çarçaf, ndërsa nëna ishte shtrirë në shtrat dhe pranë saj mbante thikën, transmeton ‘BalkanWeb’.

Britmat e djalit të madh kanë zgjuar babain i cili më pas ka lajmëruar edhe policinë.

Bashkëshorti ka treguar në polici se gruaja e tij kishte pasur probleme me depresionin dhe gjendja e saj psikologjike ishte rënduar edhe më shumë teksa shihte edhe tmerret e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.